Të nderuar udhëtarë,


Me datë 03/12/2021 pasdite, Zvicra ka miratuar disa ndryshe sa i përket kufizimeve për hyrje në shtetin e Zvicrës të cilat fatkeqësisht do të na afektojnë edhe neve. Këto ndryshime pritet të hyjnë në fuqi që sonte prej orës 00:00 (pra data 04.12.2021) prandaj mendoj që do të kishte qenë e rrugës që të publikohet një njoftim në llogaritë e LKIA-së në rrjetet sociale.

Ndryshimet të cilat do të hyjnë në fuqi për të gjithë udhëtarët pa marrë parasysh shtetësinë dhe statusin e vaksinimit të tyre janë:

1. Të gjithë personat që udhëtojnë për në Zvicër duhet të plotësojnë një formular shëndetësor në formë digjitale para nisjes.
Formulari digjital mund të plotësohet në www.swissplf.admin.ch
Personat të cilët nuk kanë të plotësuar këtë formular në formë digjitale nuk mund të pranohet për udhëtim.

2. Të gjithë personat të cilët dëshirojnë të udhëtojnë për në Zvicër duhet të posedojnë një PCR test negativ jo më të vjetër se 72 orë para kohës së nisjes. Kjo vlen edhe për udhëtarët e vaksinuar.
Testi antigjen nuk pranohet për udhëtim në këtë rast.
Në rast se udhëtaret kanë pyetje shtesë atëherë janë të lutur që të kontaktojnë kompaninë ajrore me të cilën ata do të udhëtojnë.